Ngjarje Bisedë në Galeri: Ken Friedman
EN MK

Bisedë në Galeri: Ken Friedman

13/05/2026, 19,30

Me rastin e hapjes së ekspozitës “92 Ngjarje + 1”, Muzeu i Artit Bashkëkohor njofton pjesëmarrjen e autorit të saj, artistit të njohur amerikan, Ken Friedman, i cili do të flasë për idetë, veprat dhe ngjarjet që shënojnë praninë e tij të gjatë dhe historikisht me ndikim në skenën botërore të artit.

Veprat në ekspozitën “92 Ngjarje + 1” përfshijnë disa nga idetë dhe parimet kryesore të praktikës artistike të Ken Friedman, si dhe kontributin e tij si anëtar i lëvizjes ndërkombëtare Fluxus, e përbërë nga artistë si Yoko Ono, Dick Higgins, Joseph Beuys, Nam June Paik, Wolf Vostel, Shigeko Kubota, George Brecht, Ben Vautier, Alan Kaprow, Milan Knížák, si dhe një numër kompozitorësh të rëndësishëm avangardë, si John Cage, LaMonte Young, Terry Riley, apo dizajnerë dhe poetë.

Ekspozitë dhe Bisedë në Galeri

KEN FRIEDMAN
92 evente + 1
me Gjoko Muratovskin

organizuar nga:
Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup
13/05 – 10/07/ 2026
Kurator: Vladimir Janchevski
Producent: Ljupcho Iljovski
Drejtor Artistik: Gjoko Muratovski
Dizajn dhe paraqitje: Iliana Petrushevska
Teknik: Jordan Arsovski
Koordinator: Besnik Emini

NGJARJE TË KALUARA