Ekspozita AKTUALE
EN MK

SOLIDARITETI SI E ARDME

29/09/2026 - 29/10/2026

„Solidariteti si e ardhme“ është një projekt i ekspozitës, i cili, përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme nga koleksionet më të rëndësishme evropiane të Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup, shtron pyetjen: çfarë mbetet pas një akti solidariteti dhe si ndryshon domethënia e tij me kalimin e kohës?

Koleksioni francez i Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup është krijuar në kontekstin e drejtpërdrejtë të tërmetit të Shkupit të vitit 1963. Pas katastrofës, shkrimtari dhe kritiku francez Zhan Kasu, ndërmori një nismë, duke u bërë thirrje artistëve, që të dhuronin vepra për Shkupin. Përmes angazhimit të drejtorit të parë të Muzeut të Artit Bashkëkohor, Boris Petkovski, u vendos një lidhje e drejtpërdrejtë me skenën artistike të Parisit, e cila në atë periudhë përfaqësonte një nga qendrat e artit evropian dhe botëror.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet faktit se koleksioni francez nuk është një koleksion rreptësisht „kombëtar“. Parisi, në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, ishte një mjedis artistik ndërkombëtar, ku takoheshin artistë nga vende, kultura dhe tradita të ndryshme. Pikërisht ky diversitet e shndërron koleksionin e Muzeut të Artit Bashkëkohor në një dëshmi të një modeli tjetër të Evropës – një Evropë të lëvizjes, shkëmbimit, diversitetit dhe hapjes kulturore.

Kështu, një akt i solidaritetit ndërkombëtar, u shndërrua në një vlerë të qëndrueshme kulturore dhe në një nga komponentët më të rëndësishëm të koleksionit ndërkombëtar të Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Ekspozita do të paraqesë një përzgjedhje veprash të artistëve francezë dhe ndërkombëtarë, të lidhur me skenën artistike franceze, përmes së cilës do të vendoset një dialog ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes. Në përzgjedhje do të përfshihen artistë si Viktor Vazareli, Hans Hartung, Pier Soulage, Ana-Eva Bergman, Dimitar Pandilov, Nikola Martinoski, Borko Lazeski, Vladimir Veličković, Petar Lubarda, Justino Alvez, Aleksandar Trižulak, Vladislav Friç, Janis Mihas, Francesko Somaini etj. – autorë, veprat e të cilëve janë pjesë e koleksionit francez, përkatësisht evropian, të Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe pasqyrojnë natyrën e tij të theksuar ndërkombëtare.

Përzgjedhja nuk do të konceptohet si një pasqyrë klasike historike, por si një hapësirë për një lexim të ri të koleksionit. Veprat do të vendosen rreth disa pyetjeve kyçe: Si e kujton historinë një koleksion i krijuar përmes solidaritetit? A mund të jetë vepra artistike dëshmi e një akti kolektiv? Çfarë do të thotë solidariteti sot? Dhe çfarë mund të ndërtojmë pas solidaritetit?

Projekti nuk synon vetëm t’i rikthehet një momenti të rëndësishëm të historisë së Shkupit dhe të Muzeut të Artit Bashkëkohor, por përpiqet t’i përgjigjet pyetjes, se si trashëgimia e solidaritetit mund të shndërrohet në një vlerë aktive në të tashmen dhe në një bazë për një të ardhme të përbashkët më të hapur, më të larmishme dhe më solidare.

Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me Institutin Francez dhe programin “Dialogjet Evropiane: Trashëgimitë dhe të Ardhmet Evropiane”, i cili zhvillohet nga 29 shtatori deri më 2 tetor 2026, https://ifs.mk/dialogues-europeens

Imazhi i kopinës: Piotr Kowalski, Me një zhvendosje të lehtë të kokës, 1974, serigrafi në letër, 56,5 x 90 cm, koleksioni i grafikave, Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup.

 

Изглед од поставката / Pamje e ekspozitës

Пјотр Ковалски, Со едно многу лежерно поместување на главата, 1974, сито печат на хартија, 56,5 х 90см. / Piotr Kowalski, Me një zhvendosje të lehtë të kokës, 1974, serigrafi në letër, 56,5 x 90 cm

EKSPOZITA TË KALUARA

ЛАЗЕ ТРИПКОВ: Имерзивна трансформација на глаголицата

21/08/2026 – 05/09/2026

ПРЕКИН ВО ТЕК

29/07/2026 - 20/08/2026

ТАПЕТИ

02/06/2026 - 30/07/2026

АНАРХИЧНИ ТЕЛА: Согласност да не се биде едно

30/05/2026 - 21/08/2026